Bota

Rusia shpreson që rasti i Kosovës të mos përsëritet në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999 kur tërheqja e misionit të OSBE-së u bë sinjal për nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët me homologun polak, Zbigniew Rau, Lavrovi ka thënë se shpreson që shtetet që kanë dashur të tërhiqen nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës të kenë arsye të vërteta e jo “të përsëritet përvoja e keqe e vitit 1999”.

Lexo më shumë  “Një mijë nëna duhet të qajnë”/ Ministri izraelit kërcënon të ‘djegë’ të gjithë Libanin

“Shpresoj që historia e misionit të OSBE-së në Kosovë, kur tërheqja e saj u përdor si shkas për agresionin e NATO-s, të mos përsëritet në Donbass”, ka thënë Lavrov.

Më herët, mediat amerikane raportuan se administrata e këtij shteti, në mes të tensioneve në mes të Rusisë e Ukrainës, synon të tërheqë mbikëqyrjen nga misioni i OSBE-së. Të dielën mediat raportuan se një pjesë e stafit monitorues mund të largohet nga Donetsku.

Lexo më shumë  Anulohen bisedimet SHBA-Iran që pritej të zhvilloheshin sot në Zvicër

Të martën, Rusia njoftoi se ka tërhequr një pjesë të ushtrisë së mbledhur në kufi me Ukrainën, pas disa ditësh që kur nxiti tensione e u paralajmërua luftë e madhe. Pas tërheqjes, ky shtet u deklarua se dështoi “propaganda e Perëndimit për luftë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *