Rusia shprehet se do prodhojë 50 raketa të reja balistike me koka bërthamore
Drejtori i përgjithshëm i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin tha se “Rusia planifikon të ndërtojë rreth 50 raketa të reja balistike ndërkontinentale Sarmat të afta për sulme bërthamore deri në fund të vjeshtës”.
Për mediat ruse ai tha se raketat do të prodhohen në qytetin siberian të Krasnoyarsk.
Rusia ka provuar lëshimin e parë si pasojë e një prove të një rakete Sarmat të gjeneratës së re në portin hapësinor Plesetsk në Rusinë veriore në prill, raporton BBC.
Sarmat ka një rreze veprimi prej 18.000 kilometrash dhe mund të pajiset me koka bërthamore. Kjo do t’i lejonte Rusisë të arrinte objektivat duke lëshuar raketa në të gjithë Polin e Veriut ose të Jugut.
Sarmatët e parë do të vendosen në territorin Krasnoyarsk. Presidenti Vladimir Putin përdori një lëshim rakete në prill për të kërcënuar Perëndimin në kontekstin e luftës ruse në Ukrainë.
Raketa mund të kapërcejë të gjitha llojet e mbrojtjes dhe t’i detyrojë shtetet të “mendojnë më mirë” përpara se të kërcënojnë Rusinë, tha Putin në atë kohë.
Ndërkohë, shumë të tjerë kanë hedhur dyshime mbi ekzistencën e një arsenali të avancuar armatimesh nga Rusia, duke konsideruar se Putini në fakt është thjesht duke luajtur një “bllof” me qëllim për të rritur presionin dhe frikën nga shpërtimet eventuale bërthamore.
Rruga Press