Bota

Rusia rivendos forcat e saj në Ukrainë, thotë Ministia e Mbrojtjes britanike

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të përditshëm të luftimeve në Ukrainë, raporton BBC.

Përmes një njoftimi ka thënë se forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit, duke shtuar se ka pasur forca ruse që janë tërhequr nga një numër pozicionesh.

Lexo më shumë  Programi Botëror i Ushqimit: Ngushtica e Hormuzit shkaktoi ndërprerjen më të rëndësishme të furnizimit që nga COVID-19

Në jug, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në Mariupol me bombardime të rënda, por ka konfirmuar se forcat ukrainase ende e kontrollojnë qendrën e qytetit.

“Diku tjetër, trupat ruse po ruajnë pozicione bllokuese derisa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Macroni i përgjigjet Trumpit: Franca nuk u konsultua për nisjen e ofensivës ushtarake në Lindjen e Mesme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *