Bota

Rusia refuzon apelet për çmilitarizimin e centralit bërthamor Zaporizhzhia

Rusia ka refuzuar apelet për një çmilitarizim të plotë të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në jug të Ukrainës.

Ky veprim do ta bënte fabrikën më të pambrojtur, tha një zyrtar rus.

Thirrjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë rreth centralit bërthamor më të madh në Evropë, pasi të dyja palët, si Rusia ashtu edhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e zonës, raportoi BBC të premten.

Punëtorët ukrainas drejtojnë fabrikën, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Centrali është një nga vendet e para të kapura nga trupat ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dha alarmin pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensk,y dhe liderin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Lviv të enjten.

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Presidenti ukrainas i kërkoi OKB-së të sigurojë çmilitarizimin e centralit bërthamor – më i madhi në Evropë. Guterres shtoi se “objektet nuk duhet të përdoren si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”.

Ndërkaq, Erdogani i bëri jehonë shqetësimeve të shefit të OKB-së, duke u thënë gazetarëve se ai ishte i shqetësuar për rrezikun e “një tjetër fatkeqësie të Çernobilit” që do të shpërthejë në termocentral.

Moska akuzohet se e ka kthyer objektin në një bazë ushtarake, derisa të tre liderët u kanë kërkuar rusëve të çmilitarizojnë zonën sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Por Ivan Nechayev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, e hodhi poshtë thirrjen.

“Zbatimi i kësaj do ta bëjë fabrikën edhe më të cenueshme,” u tha Nechayev gazetarëve.

Apelet vijnë pasi stafi ukrainas, i cili po punon në uzinë nën drejtimin rus, paralajmëroi për një katastrofë të mundshme bërthamore në objekt, duke thënë se në dy javët e fundit ai është bërë “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ushtarake”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *