BotaKryesore

Rusia pretendon se po tërheqë trupa nga kufiri me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të premten se po tërheqë tanke dhe automjete të tjera të blinduara nga zonat afër kufirit të Ukrainës.

Kjo ministri ka shtuar se 10 avionë luftarakë Su-24 do të vendosen nga gadishulli i aneksuar i Krimesë në fusha ajrore në rajone të tjera.

Lexo më shumë  Margetiq: Aleksandar Vuçiq vrau civilë gjatë rrethimit të Sarajevës

Tërheqja e Rusisë është e fundit në një seri të shpallur këtë javë që fillimisht nxiti shpresën për një ulje të tensioneve midis Rusisë dhe perëndimit mbi Ukrainën.

Por udhëheqësit perëndimorë kanë thënë se nuk ka pasur prova për një largim domethënës të forcave ruse.

Të enjten, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Rusia ka “rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa janë në rrugë” për në zonat afër kufirit ukrainas.

Lexo më shumë  Nga Franca në Zvicër, mediat evropiane: Rinia shqiptare ngrihet kundër regjimit autokratik të Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *