BotaKryesore

Rusia pranon për herë të parë se ka ushtarë të vrarë rusë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se ushtarët rusë ishin vrarë dhe plagosur gjatë një ofensive në Ukrainë, por shtoi se humbjet e saj ishin shumë më të ulëta se ato të pësuar nga Ukraina, pa specifikuar një numër, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Që nga fillimi i asaj që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, forcat e armatosura kanë goditur 1,067 objekte ushtarake ukrainase, citon Interfax të ketë thënë ministria.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Kjo është hera e parë që Rusia pranon në mënyrë zyrtare se ka ushtarë të vrarë, pavarësisht se të tillë janë raportuar edhe nga pala ukrainase, por edhe nga media ndërkombëtare, shpesh herë edhe me pamje nga terreni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *