Bota

Rusia po provon shantazhin me furnizimin me gaz

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka paralajmëruar vendet e tjera të Bashkimit Europian se mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror rus nëse refuzojnë të paguajnë në rubla, sipas The Guardian.

Komentet e tij erdhën pasi Rusia ndaloi furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, një lëvizje që liderët europianë e cilësuan si “shantazh”.

“Rusia ishte dhe mbetet një furnizues i besueshëm i burimeve të energjisë për konsumatorët e saj dhe mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj kontraktuale. Kur të afrohen afatet e pagesës, nëse disa konsumatorë refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri, atëherë sigurisht që do të zbatohet dekreti i presidentit,” tha Peskov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *