Bota

Rusia po mban si pengje lufte rreth 700 ushtarë ukrainas dhe më shumë se 1000 civilë

Rreth 700 trupa ukrainase mbahen si pengje lufte nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministrin ukrainase.

Iryna Vereshchuk tha se “Sa i përket ushtrisë, ne kemi, gati numër të njëjtë: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”.

Politikania ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë peng 1000 civilë – rreth gjysma e të cilëve ishin gra, raporton skynews.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë [në robëri]. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra”, shtoi ajo.

“Dhe ne, padyshim, do të përsërisim përsëri dhe përsëri nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës. Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase”, pohoi Vereshchuk.

Lexo më shumë  ShBA- ja paralajmëron Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur! Duan të testojnë NATO-n

Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer tashmë pesë herë robërit e luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *