Bota

Rusia po humb luftën në terren, ja veprimi i beftë ushtarak që po zhvillon

Për herë të parë që nga agresioni i saj, ushtria ruse ka përdorur bombardues me rreze të gjatë për të sulmuar qytetin port të rrethuar të Mariupolit, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

Një zëdhënës i ministrisë, Oleksandr Motuzyanyk, pohoi se Rusia ka përqendruar përpjekjet në okupimin e qyteteve lindore të Ukrainës, Rubizhne dhe Popasna dhe qytetin jugor të Mariupol, raporton BBC.

Lexo më shumë  BE paralajmëron: Ndërprerje të zgjatura në tregjet e energjisë shkaku lufta në Iran

Ai shtoi se betejat në rrugë po vazhdojnë në Mariupol, të cilat forcat ruse nuk kishin arritur ta kapnin plotësisht që nga fillimi i luftës.

Zëdhënësi tha se luftime aktive po zhvilloheshin rreth fabrikës së çelikut e hekurit, si dhe në zonën e portit.

Rusia ka vazhduar të bombardojë edhe vendbanime të tjera, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *