Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën
Sulmet ndaj anijeve në Krime gjatë natës janë preteksti më i ri që kanë bërë që Rusia të pezullojë pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportin e grurit, ka cituar TASS Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja u nënshkrua në korrik dhe mundësonte që dërgesat e grurit ukrainas të eksportoheshin nga portet e bllokuara.
“Duke marrë parasysh… aktin terrorist nga regjimi i Kievit me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë kundër anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile të përfshira në sigurimin e “korridorit të grurit”, pala ruse pezullon pjesëmarrjen në zbatimin e marrëveshjeve për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Më herët ministria ruse pretendoi se sulmet me dronë kryesisht u zmbrapsën, megjithëse një anije pësoi dëme të vogla.
Videot e mediave sociale duket se në pamje shfaqin zjarre dhe tym të zi në Gjirin e Sevastopolit.
Të mërkurën, shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se ishte “relativisht optimist” se marrëveshja do të zgjatej përtej mesit të nëntorit./Sky News
Rruga Press