KryesoreLajme

Rusia përkrah Ballkanin e Hapur, e quan iniciativë të Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë ndalimi për të vizituar Beogradin nga Perëndimi, nënkupton shumëçka.

Lavrov në një konferencë të mbajtur të hënën në Moskë, pak pasi konfirmoi anulimin e vizitës në Beograd, më 7 qershor, tha se qëllimi i tij ishte të shprehte pikëpamjet ruse për shumë tema, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin e Hapur.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, ka thënë Lavrov, përcjell portali i pavarur serb “N1”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova e Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë ta refuzojnë, ndërkohë Mali i Zi ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet treshes themeluese.

Lavrov anuloi vizitën në Beograd, pasi katër shtete: Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan fluturimin e avionit me Lavrovin në bord në hapësirat e tyre ajrore.

Ndërkohë ftoi homologun e tij serb, Nikola Selakoviq, të vizitojë së shpejti Moskën.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Ta keni të qartë, marrëdhëniet tona me Serbinë, e përsëris, askush nuk do të mund t’i shkatërrojë”, tha Lavrov.

Serbia është kritikuar nga Perëndimi, pasi nuk ka pranuar ta sanksionojë Rusinë për agresionin në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *