Bota

Paralajmërimi nga mbikëqyrësi i OKB-së: Rrezik i qartë dhe i pranishëm në termocentralin bërthamor në Ukrainë

Ekziston një “rrezik i qartë dhe i pranishëm” në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili aktualisht kontrollohet nga Rusia, tha të hënën kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas CNN.

Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se “të paktën pesë nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë bërthamore kanë nevojë për kontrolle të menjërhershme.”

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Në komentet drejtuar Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s, Grossi përsëriti se ai “po punonte në mënyrë  të vazhdueshme për të organizuar dhe drejtuar një mision ndërkombëtar të udhëhequr nga IAEA” në objekt, për të kryer një punë thelbësore për sigurinë bërthamore  dhe masat mbrojtëse.”

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga fillimi i marsit. Grossi vizitoi termocentralin bërthamor të Çernobilit në fund të prillit.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

“Termocentrali mbetet nën kontrollin e forcave ruse. Unë kam shprehur vazhdimisht shqetësimin tim të madh për kushtet jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese të punës në të cilat menaxhmenti dhe stafi ukrainas po operojnë fabrikën”, tha Grossi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *