Bota

Rusia paralajmëron anëtarin e NATO-s për bllokadën në Kaliningrad

Rusia paralajmëroi të hënën Lituaninë, anëtaren e NATO-s, se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ministria e Jashtme ruse thirri në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze.

“Situata është tepër serioze”, deklaroi zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky vendim është i paprecedentë. Është shkelje e çdo marrëveshjeje”.

Të premten, më 17 qershor, autoritetet lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningradit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhore për shkak të sanksioneve perëndimore.

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

Kaliningradi, shtëpia e flotës ruse të Baltikut dhe një vend vendosjeje për raketat Iskander me aftësi bërthamore – është i vendosur në brigjet e Baltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtare të NATO-s, dhe nuk ka kufi tokësor me Rusinë.

Guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 përqind deri në 50 përqind të produkteve që importohen dhe eksportohen nga Rusia përmes Lituanisë.

Lexo më shumë  NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian”, deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme, që po mbahet në Luksemburg. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 përqind janë në listën tonë të transitit”. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *