Bota

Rusia pa mëshirë, godet qendrën e qytetit ukrainas. Borrell: Putini sakrifikon njerëzit e tij për të mbijetuar

Edhe kjo e shtunë ka nisur me makthin e raketave ruse për ukrainasit. Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria e Vladimir Putin ka kryer sulme me raketa në veri të vendit, duke goditur qendrën e qytetit Chernihiv.

Në mesazhin e tij të fundit në Telegram, Zelensky shkruan se raketat ruse ranë në godinën e një teatrit dhe të një universiteti duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të mëtejshme. “Një e shtunë e zakonshme tashmë, të cilën Rusia e ka shndërruar në një ditë dhimbjeje. Në Chernihiv ka disa të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa”, tha presidenti ukrainas.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Sulmet janë konfirmuar edhe nga guvernatori i qytetit verior. Vyacheslav Chaus iu ka kërkuar banorëve që të zhvendosen në strehimore pasi rreziku vijon të jetë prezent.

Ndërkohë, për luftën që vazhdon të sjellë viktima çdo ditë në Ukrainë, ka reaguar edhe përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrel. Ai ka ngritur akuza të forta për udhëheqësin rus Vladimir Putin. Borrell është shprehur në një intervistë për “El Pais” se kreu i Kremlinit po sakrifikon ushtrinë dhe popullin e tij për të mbijetuar.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Ai shtoi se ndihma e Bashkimit Europian për Ukrainën ka qenë e vazhdueshme, e në të njëjtën kohë, sipas tij, Rusia ka dështuar të kryejë një pushtim të shpejtë të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player