Bota

Rusia nuk ndalet, shkatërrohet magazina e grurit në Odesa, Zelensky: Goditje për “bukën” e gjithë botës

Një sulm me dron i Rusisë goditi infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar zjarre. Një magazinë e madhe gruri dhe infrastrukturë u dëmtuan sipas autoriteteve në Kiev, që nuk specifikuan se cili port ishte shënjestruar.

Megjithatë forcat ajrore ukrainase thanë më herët se dronët ishin drejtuar për nga lumi Danub, ku Ukraina ka porte përgjatë kufirit me Rumaninë anëtare të natës. Sipas mediave ruse ishte goditur porti i Izmil në Danub, që është kthyer në një itinerar tejet të rëndësishëm të eksporteve të grurit, pas bllokadës së vendosur nga Rusia në Detin e Zi.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Burime të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, pohojnë se porti kishte pësuar dëme të mëdha. Diçka të tillë e pranoi edhe presidenti Volodimir Zelenski që i cilësoi sulmet ruse ndaj grurit si një akt terrorist.

“Terroristët rusë sulmuan sërish portet, grurin dhe sigurinë ushqimore globale. Bëhet fjalë për një kërcënim për të gjithë, në të gjithë kontinentet. Rusia duhet të ndalohet.”

Portet u bënë një shënjestër e zakonshme e Moskës, që kur kjo e fundit braktisi marrëveshjen e grurit në detin e zi, që mundësonte kalimin e sigurt të anijeve me drithëra ukrainase.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Pas tërheqjes nga ujdia Rusia kërcënoi të shënjestrojë çdo mjet lundrues që drejtohej për tek portet ukrainase në Detin e Zi, duke vendosur de fakto një bllokadë detare. Edhe muajin e kaluar Rusia shkatërroi magazina drithërash në Reni, që gjendet pranë Rumanisë.

Gjithashtu, Ukraina raportoi të mërkurën se kishin rrëzuar më shumë se 10 dronë rusë, që synonin të godisnin Kievin. Rënia e mbetjeve të dronëve shkaktoi dëme, por jo viktima sipas autoriteteve. Sakaq, shpërthime të fuqishme u regjistruan në gadishullin e pushtuar të Krimesë, veçanërisht në një bazë ajrore të aeronautikës ruse.

Rruga Press

YouTube player