Bota

Rusia nuk ka mundësi të prodhojë mjaftueshëm municione për luftë

Rusia nuk ka prodhim të mjaftueshëm të municionit vendas për të përmbushur nevojat e saja, kanë thënë zyrtarët perëndimorë.

Industria ushtarake e Rusisë po lufton gjithashtu me ndikimin e sanksioneve, thanë zyrtarët, raporton skynews.

Paaftësia e rusëve për të blerë pajisje perëndimore po minon aftësinë e saj për të prodhuar sisteme të reja dhe për të riparuar të vjetrat.

“Mundësitë e prodhimit vendas të municionit të Rusisë janë aktualisht të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e konfliktit në Ukrainë”, thanë zyrtarët perëndimorë.

Lexo më shumë  Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën

“Sanksionet po godasin rëndë kompleksin industrial ushtarak rus, duke shkaktuar vonesa të rënda dhe rritje të kostove”, shtuan ata.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Rruga Press

YouTube player