“Rusia nuk ka fuqi të sulmojë ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën”
Zëvendës shefi i NATO-s ka folur këtë mëngjes, me fokus Finlandën dhe Suedinë – dy vende që kanë aplikuar për tu bashkuar aleancën ushtarake.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana tha se kishte besim se këto shtete do të bashkoheshin me aleancën pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia.
“Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me radhët tona,” tha ai të premten në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.
Dhe, duke folur disa orë pasi Vladimir Putini duket se ka lënë të kuptohet për ambiciet për të nisur më shumë pushtime, në një përpjekje për të zgjeruar territorin e Rusisë, Z. Geoana u shpreh se dy vendet nordike nuk kishin gjasa të shënjestroheshin nga Moska.
Ai tha se NATO nuk sheh shenja se Rusia ka “aftësinë ose synimet për të qenë ushtarakisht agresive kundër Suedisë dhe Finlandës”.
©Rruga Press