Bota

Rusia njofton përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krime, ushtarët po kthehen në garnizonet e tyre

Rusia të mërkurën njoftoi se po përfundon stërvitjet e saj ushtarake në Krime, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Njoftimi vjen një ditë pasi Rusia njoftoi se do të tërheqë disa nga trupat e saj.

“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, u citua të ketë thënë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

Lexo më shumë  Pas shfaqjes së shëmtuar në Uashington, Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ndërkohë raportohet se televizioni shtetëror rus tregoi imazhe të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin.

Sipas një raporti të mediave botërore, fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar të shohin prova për këtë pasi kriza Rusi-Ukrainë ka goditur tregjet globale dhe ka përshkallëzuar tensionet gjeopolitike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *