Bota

Rusia ndryshon emrin e rrugës ku gjendet Ambasada e SHBA-së në Moskë

Rusia e ka ndryshuar emrin e rrugës në zonën ku gjendet Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë. Rruga do të quhet “Republika Popullore e Donetskut”, shkruan CNN.

Sipas njoftimit të zyrës së bashkisë së Moskës, adresa e re është ndryshuar me emrin e republikës separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Ambasada e SHBA-së në Rusi ka një adresë të re zyrtare”, thuhet në deklaratë. “Tani misioni diplomatik ndodhet në adresën e mëposhtme: Federata Ruse, qyteti i Moskës, territori i brendshëm i rrethit komunal Presnensky, sheshi i Republikës Popullore të Donetskut, ndërtesa 1, ndërtesat 1-9”.

Adresa e re u zgjodh pas rezultateve të një votimi publik me afro 280 mijë pjesëmarrës, sipas Bashkisë.

Në maj, këshilltarët e Moskës propozuan të riemërtohej një nga rrugët e Moskës për nder të “mbrojtësve të Donbasit”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Adresa e mëparshme e ambasadës ishte 8 Bolshoi Devyatinsky Lane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *