Rusia ndalon hyrjen në territorin e saj për Johnsonin, Trussin dhe Wallace-in
Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në Rusi të kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.
Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.
Gjithashtu ndër të ndaluarit e tjerë janë:
Dominic Raab
Grant Shapps
Priti Patel
Rishi Sunak
Kwasi Kwarteng
Nadine Dorries
James Heappey
Nicola Sturgeon
Suella Braverman
Theresa May
Rruga Press