Bota

Rusia ndalon fluturimet nga transportuesit bullgarë, polakë dhe çekë

Autoriteti rus i Aviacionit Civil ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për fluturimet nga transportuesit ose avionët e regjistruar në Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke.

“Ky vendim është marrë në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare si përgjigje ndaj ndalimit të të gjitha fluturimeve civile të avionëve të operuar nga transportuesit ajrorë rusë dhe/ose të regjistruar në Rusi për/nga territori i këtyre shteteve”, ka bërë të ditur Aviacioni Civil rus në një deklaratë të shtunën.

Lexo më shumë  Zelensky publikoi video të sulmit 1500 km në thellësi të Rusisë: Kjo është një fazë e re e luftës

Të premten, Agjencia Federale e Rusisë për Transportin Ajror, Rosaviatsia, vendosi një ndalim për fluturimet e regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ose fluturimet e avionëve në pronësi, me qira ose të operuar nga një person i lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, që të kalojnë transit nëpër hapësirën ajrore të vendit.

Ndalimi ishte përgjigje kundrejt Britanisë së Madhe e cila vendosi t’i ndalonte avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore./koha/

Lexo më shumë  Mediat: Trumpi drejt një vendimi kritik për Iranin, plane në tryezë për goditje të shpejta ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *