Lajme

Rusia mirëpret fitoren e Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi: Arritje për shtetin vëllazëror

Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.  Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

“Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiç”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” mes dy shteteve. Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

Lexo më shumë  Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Serbia mbajti të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore ku Vuçiç kryesoi.

Vuçiç ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandër Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Serbisë ka shprehur mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, duke shprehur mospëlqim për aleancën ushtarake të NATO-s që mbështet Kievin.

Beogradi po ashtu është një qendër e rëndësishme për rusët që kritikojnë luftën e Moskës dhe që po ikin nga vendi.

YouTube player