Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Në rast të një lufte bërthamore, nuk do të ekzistoni më si shtet
Ish- gjenerali rus, Evgeny Buzhinsky, gjatë një interviste është shprehur se Mbretëria e Bashkuar nuk do të ekzistojë fizikisht nëse përplasja e re në Lituani shkakton një Luftë të Tretë Botërore bërthamore.
Ish- gjenerali rus, hodhi kërcënime ndaj Britanisë së Madhe, pas deklaratave që bëri komandanti i ri forcave tokësorë Britanike, Gjeneralin Sir Patrick Sanders, se duhet të mobilizoheshin në rast të një lufte me Rusinë.
“Ishulli do të zhduket, kështu që nuk e kam idenë se ku do të jetojnë ai ose pasardhësit e tij, Mbretëria e Bashkuar do të pushojë së ekzistuari fizikisht nëse përplasja e re në Lituani shkakton një Luftë të Tretë Botërore bërthamore” paralajmëroi gjenerali dhe eksperti ushtarak rus në pension.
Evgeny Buzhinsky, tha për televizionit shtetëror rus se Perëndimi po luan me zjarrin në bllokimin e enklavës ruse të Kaliningradit, për të parandaluar që mallrat e sanksionuara të arrijnë në territor përmes shtetit të NATO-s, Lituanisë.
Buzhinsky, shtoi se krahas luftës në Ukrainë, situata e Kaliningradit është “thellësisht serioze” dhe pretendoi se Perëndimi ka motive të fshehta.
Ai tha se i ka kërkuar Vladimir Putinit të përgjigjet menjëherë duke dërguar armë bërthamore në Kaliningrad, i cili është një vend i lidhur midis Lituanisë dhe Polonisë, dhe është gjithashtu selia e Flotës Baltike të Kremlinit.
“Kjo është një lojë e gjatë për të na shtyrë nga Deti Baltik, një përpjekje për të bllokuar dhe shkëputur Kaliningradin dhe në fund për ta hequr atë nga ne. Perëndimi synon të bllokojë Kaliningradin ekonomikisht, plotësisht, derisa populli ynë të ulërijë nga varfëria. I kërkova Putin që të mohojë njohjen e Lituanisë së vitin 1991, të mohojë marrëveshjen me BE-në për Lituaninë, duke përfshirë kufijtë e tyre, dhe më pas ta ndërpresë Lituaninë nga energjia dhe në fund ne duhet të marrim masa ushtarake”, tha gjenerali.
Buzhinsky, i cili shërbeu në pozita të larta në ministrinë ruse të mbrojtjes, është shprehur se i ka kërkuar Kremlinit të merrte kontrollin e të ashtuquajturit korridori Suvalkovsky (rruga e furnizimit përmes Lituanisë nga aleati rus Bjellorusia).
“Ne duhet të lëvizim në mënyrë demonstrative armët bërthamore në Kaliningrad, Iskanderët tanë. Duhet të bëjmë diçka. Ne duhet të forcojmë praninë tonë ushtarake në kufirin me Lituaninë, siç bëmë në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti në kufirin me Ukrainën. Bota do ta ndjejë atë. Gruri ukrainas do të duket si një shaka në krahasim me hapat tanë vendimtarë “, tha ai.
I pyetur nga gazetari a është kjo luftë me NATO-n? Gjenerali në pension u shpreh që s’po na lihet mundësi tjetër.
“Po – çfarë të bëjmë tjetër? Përndryshe ata thjesht do të na mbytin. Nuk mund të ndalemi, përndryshe do të na privojnë nga Kaliningrad”, u shpreh ai.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se i gjithë besimi tani është zhdukur midis Perëndimit dhe Moskës.
“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse Moska nuk do t’u besojë kurrë më partnerëve të tillë. Do të jetë një krizë e gjatë, ne nuk do t’i besojmë më Perëndimit”, tha ai.
Rruga Press