Bota

Presidenti kroat e la kryeministren e Finlandës të priste – ajo nuk e ‘çoi kohën kot’ – fjalët e saj rreth kësaj pritjeje

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka bërë edhe një vizitë zyrtare në Kroaci në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Atje, ajo është pritur nga presidenti Zoran Milanoviq.

Por një gazetar kroat ka publikuar një video në të cilën kryeministrja shihet duke pritur presidentin kroat, për rreth dy minuta.

Gjatë asaj kohe, ajo fillimisht qëndroi e vetme, më pas kaloi nëpër sallën e pritjes duke parë një vepër arti.

Kur dëgjoi se po hapej dera nga e cila duhej të kalonte Milanoviq, ajo u kthye, por presidenti kroat nuk ishte shfaqur ende.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Ajo priti disa çaste, pastaj ai mbërriti, duke buzëqeshur dhe duke i zgjatur dorën.

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp, ajo është pyetur rreth një pritje të tillë ku është përgjigjur: “Dua të fokusohem në çështjet, dy minuta të jetës sime nuk janë një kohë e gjatë”.

Sipas mediave kroate, në takimin e zhvilluar në zyrën e Presidentit të Kroacisë, u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve të lidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Madrid, si dhe për situatën e sigurisë dhe politike në juglindje të Evropës.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Siç thuhet më tej, ndërsa Finlanda aplikoi për anëtarësim në NATO, presidenti Milanoviq informoi kryeministren Marin mbi pikëpamjet e tij mbi zgjerimin e NATO-s.

Ai shpjegoi se nuk e kundërshton hyrjen e Finlandës në NATO dhe se i kupton arsyet e sigurisë pse Finlanda aplikoi për anëtarësim.

Ndryshe, para shkuarjes në Kroaci, kryeministrja finlandeze ka vizituar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *