Bota

Rusia i ndalon Polonisë furnizimin me gaz

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Poloni. Lajmi është raportuar nga Reuters të mërkurën, duke cituar të dhëna nga rrjeti i operatorëve të transmetimit të gazit të Bashkimit Evropian.

Kompania shtetërore polake e gazit natyror PGNiG kishte thënë të martën se Rusia do të ndalonte dërgimin e gazit në vend.

PGNiG mbështetet në gjigantin rus të gazit Gazprom për shumicën e importeve të tij.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Firma ruse e energjisë Gazprom kishte justifikuar pezullimin e furnizimit me rregullat e reja të pagesës të shpallura më 31 mars, të cilat thonë se “vendet jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin rus në rubla. Por PGNiG ka refuzuar të paguajë në monedhën ruse.

Kompania polake tha se nuk kishte shqetësime të menjëhershme për furnizimin. Kërkesa është gjithashtu më e ulët me ardhjen e verës në vend. PGNiG tha se depoja e saj nëntokësore e gazit ishte pothuajse 80% e mbushur.

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Bullgaria kishte thënë gjithashtu më herët se Rusia do të ndalonte furnizimet, por nuk kishte qartësi nëse vendi kishte ndaluar marrjen e gazit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *