KryesoreOpinion/Aktualitet

Rusia e vë Kinën në pozitë të vështirë

Kina po navigon në një pozicion kompleks, ndërkohë që kriza në Ukrainë intensifikohet, pasi ajo po përpiqet të balancojë një miqësi të fortë me Rusinë, me politikën e saj të jashtme për mbrojtjen e vendosur të sovranitetit të shtetit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi qëndrimin e Kinës për situatën në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se “sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe të ruhen”.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Wang bëri thirrje që të gjitha palët të kthehen në marrëveshjet e Minskut, të arritura pas konflikteve të mëparshme në Ukrainën Lindore.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Por veprimet e fundit të Rusisë, duke njohur dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, ngrenë pikëpyetje rreth qëndrimit të ardhshëm të Kinës.

Kina mund të tregohete kujdesshme që të mos duket se e dënon Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping bënë një shfaqje të lidhjeve të tyre të ngushta gjatë një takimi në fillim të këtij muaji, ku të dy palët – të cilat nuk janë në një aleancë formale ushtarake – u zotuan se nuk kishte “asnjë kufi” dhe “asgjë të ndaluar në fushat e bashkëpunimit”.

Kina gjithashtu mbështeti kërkesën qendrore të Rusisë ndaj Perëndimit pas atij takimi, me të dyja palët që “kundërshtonin zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s”.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Kina nuk ka komentuar ende lëvizjen e Rusisë për të njohur territoret e shkëputura lindore të Ukrainës si të pavarura, ndërsa media shtetërore e Kinës, të martën në mëngjes me orën lokale, në raportimet e hershme iu referua republikave duke përdorur thonjëza.

Sesioni urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një seancë e hapur ku të gjitha vendet anëtare – përfshirë rusët dhe SHBA – pritet të bëjnë deklarata, do të jetë një provë se si Kina do të lëvizë në situatën në përshkallëzim./CNN

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *