Bota

Rusia e frikësuar nga sulmet ukrainase, “blindon” ministrinë e Mbrojtjes me sistem ajror

Presidenti rus, Vladimir Putin kur nisi agresionin në Ukrainë u shpreh se “operacioni special ushtarak” do të zgjasë vetëm pak ditë ose maksimumi javë, teksa aleati i tij më i madh, presidenti bjellorus Viktor Lukashenko ironizonte homologun ukrainas, teksa thoshte se sapo të niset aksioni Zelensky do të vraponte nga frika tek padronët e tij në Perëndim.

Por ka kaluar thuajse 1 dhe jo vetëm që lufta nuk përfundoi, por tashmë është Moska ajo që ndihet e kërcënuar. Në rrjetet sociale po qarkullon një video që shfaq një nga sistemet më të mira ruse të mbrojtjes ajrore, Pantser-S1 që po ngjitej për t’u instaluar në taracën e ndërtesës se Ministrisë së Mbrojtjës.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Mesa duket autoritete ruse kanë vlerësuar se godinës më të rëndësishme të Rusisë, pas asaj të Kremlinit, i kanoset një rrezik. Montimi i Pantsir-S1 përdoret për të neutralizuar çdo rrezik ajror që mund ti kanoset ndërtesës nga një rakete ose dron.

Për javë me radhë, bazat ushtarake të cilat gjenden qindra kilometra brenda territorit të federatës ruse janë sulmuar me dronë kamikazë. Moska ka akuzuar për këto akte Kievin, edhe pse ky i fundit nuk ka komentuar asnjërin nga rastet.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Një preçedent i tillë duke se ka bërë që Rusia të nxjerrë mësime dhe të marrë masa para se të jetë vonë. Deri me tani Moska nuk e ka komentuar instalimin e Pantsir, por ajo që lihet të kuptohet është se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse janë jo në nivelet e pretenduara./ The Guardian 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *