Bota

Rusia e dëshpëruar, draft kombëtar për të dërguar me dhunë ushtarët në Ukrainë

Rusia duket e dëshpëruar për të tërhequr më shumë burra në radhët e ushtrisë së saj.

Për tu fuqizuar në luftën kundër Ukrainës, Rusia po bën një “mobilizim të fshehtë” duke shpërblyer me para të gjithë të rekrutuarit që do të behën pjesë e draftit kombëtar.

Fuqia ushtarake ruse ka marrë kritika që nga nisja e luftës për shkak të pajisjeve të dëmtuara dhe të vjetra, trupave të braktisur dhe rekrutim pa dakortësi në radhët e luftës, rekrutim i cili duket se po vazhdon me draftin sekret që po vë në zbatim ushtria ruse.

“Me gjithë mungesat e strategjisë ushtarake, nuk është çudi që njerëzit në Rusi të kenë frikë nga një draft kombëtar”, shkruan express.co.uk

Katër ushtarë rusë kanë publikuar video nga Çeçenia në lidhje me përvojat e tyre negative pas gjashtë javëve të luftimeve në Ukrainë. Njëri u ankua se një spital lokal refuzoi të hiqte copëzat e dëmtimit që ndodheshin në trupin e tij, ndërsa Nikolai Lipa foli se iu mohua një shumë e premtuar prej 2,000 dollarë.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Menjëherë pas kësaj, ushtarët po thoshin të kundërtën e ankesave të tyre duke thënë: “Unë jam paguar shumë më tepër se sa kanë premtuar”.

Shpejtësia e heqjes së komenteve të tilla tregon frikën nga Rusia për përhapjen e negativitetit në lidhje me ushtrinë e tyre, kur ata ende kanë nevojë për më shumë të rekrutuar.

Sipas Kamil Galeev, një analist i pavarur rus dhe ish-bashkëpunëtor në Qendrën Wilson në Uashington, Rusia ka një problem me rekrutimin dhe mobilizimin.

Lexo më shumë  Polonia arreston 12 të dyshuar për sabotazh, paralajmëron akte armiqësore nga Rusia

“Është në thelb e dëshpëruar që më shumë burra të përdorin çdo mjet të mundshëm”, ka thënë ai.

Ata që specializohen në fusha të ushtrisë janë në shënjestër të oficerëve rajonalë të rekrutimit për Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë mijëra shpallje pune për specialitete ushtarake.

Kremlini do të jetë i prirur të shmangë të gjitha rastet e një drafti kombëtar për të thirrur të gjithë meshkujt e rritur për të luftuar, në mënyrë që të mund të vazhdojë mashtrimin e tij duke i thënë popullit rus se po kryen një “operacion special ushtarak”.

Sipas ekspertëve, edhe Ukraina po vuan nga një ushtri e varfëruar profesionale, por ata fitojnë shumë nga vullnetarët entuziastë të gatshëm për të mbrojtur territorin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *