Bota

Rusia dhe Ukraina bëjnë shkëmbimin e parë të të burgosurve që nga rrëzimi i avionit

Rusia dhe Ukraina kanë thënë se kanë shkëmbyer ushtarë të cilët ishin arrestuar. Ky është shkëmbimi i parë i tillë i bërë që nga rrëzimi i aeroplanit rus që Moska pretendonte se kishte 65 të burgosur në bord.

Ushtria ruse ka thënë se mori 195 ushtarë të mërkurën. Në anën tjetër presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se u rikthyen 207 ushtarë dhe civilë ukrainas.

Ushtria ruse më herët ka pretenduar se 65 ushtarë ukrainas kishin qenë në bord të aeroplanit që po shkonte në zonë për shkëmbim të të burgosurve. Në bord ishin gjithashtu gjashtë anëtarë të ekuipazhit rusë dhe tre zyrtarë që shoqëronin të burgosurit, ka thënë ushtria, duke shtuar se nuk kishte të mbijetuar. Putini dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Kievi ka vënë në pikëpyetje pretendimin e Moskës se aeroplani që u rrëzua në rajonin perëndimor të Belgorodit, kishte në bord ushtarë ukrainas. Ukraina thotë se është duke hetuar.

Të mërkurën në një deklaratë të shkurtër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shkëmbimi i fundit i të burgosurve përfundoi pas negociatave me Kievin.

“Personeli ushtarak i liruar do të transportohet me avion ushtarak në Moskë për trajtim dhe rehabilitim. Të gjithë të liruarve do iu ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, ka thënë një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Njerëzit tanë janë kthyer, 207 prej tyre. Do i kthejmë në shtëpi sido që të jetë,” ka shkruar presidenti Zelensky, në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

“Kujtojmë çdo ukrainas në robëri. Si luftëtarët ashtu edhe civilët. Do t’i kthejmë të gjithë ata,” tha ai, duke falënderuar zyrtarët e lartë të sigurisë të Ukrainës që bënë të mundur shkëmbimin e fundit.

Burrat ukrainas shihen të veshur me uniforma burgu, kokat e tyre duken të rruara dhe shumë prej tyre duken të dobët, disa pas disa muajsh, disa pas dy vjetësh në robëri.

Ky është shkëmbimi i 50-të i të burgosurve që kur presidenti Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Rruga Press

YouTube player