Bota

Rusia dhe Bjellorusia nisin fazën e dytë të stërvitjeve taktike të armëve bërthamore

Rusia ka njoftuar  e e ka filluar bashkë me trupat bjelloruse fazën e dytë të stërvitjeve për dislokimin e armëve bërthamore taktike, pas atyre që Moska i quajti kërcënime nga fuqitë perëndimore.

Rusia pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren kundër rusëve, raporton Reuters. 

Që nga dërgimi i mijëra trupave në Ukrainë më 24 shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për t’u mbrojtur në situata ekstreme, komente që Perëndimi i ka hedhur poshtë.

Lexo më shumë  SHBA-ja dhe Kanadaja detektojnë avionë ushtarak të Rusisë dhe Kinës afër Alaskës

Rusia muajin e kaluar i lidhi në mënyrë eksplicite stërvitjet bërthamore të urdhëruara nga Putin me ato që tha se ishin “deklarata provokuese dhe kërcënime nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse”. 

Në fazën e parë të stërvitjeve, trupat ruse trajnuan se si të armatosnin dhe vendosnin raketat Iskander, ndërsa forcat ajrore stërvitën se si të armatosnin raketat hipersonike Kinzhal.

Lexo më shumë  Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund

Faza e dytë, e shpallur të martën, përfshin trajnimin e përbashkët të njësive ruse dhe bjelloruse “për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”,  bëri të ditur ministria e Mbrojtjes.

“Situata në kontinentin evropian është mjaft e tensionuar, e cila provokohet çdo ditë nga vendimet dhe veprimet e reja të kryeqyteteve evropiane armiqësore ndaj Rusisë dhe mbi të gjitha nga Washingtoni”,  tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i pyetur për stërvitjet. “Prandaj, sigurisht që ushtrime të tilla dhe ruajtja e gatishmërisë luftarake janë shumë të rëndësishme për ne”.

YouTube player