Bota

Rusia del në mbrojte të Serbisë: “Situata në Ballkan po përkeqësohet. Fajin e kanë SHBA dhe BE, po i bëjnë presion Serbisë”

Teksa Perëndimi sheh Rusinë si faktorin destabilizues në Ballkan, Moska pretendon se situata në këtë rajon po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së. Këtë e thotë zv.ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko.

“Situata në Ballkan është duke u përkeqësuar si rezultat i politikës së llogaritur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së, dhe bazohet në presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë Për këtë përdoret çdo mjet, duke përfshirë edhe minimi i stabilitetit të brendshëm”, tha ai në kanalin televiziv “Rusia 24″, raporton A2 CNN.

Lexo më shumë  Lirohen 200 palestinezë që ishin të burgosur në Izrael

Sipas tij, ka përpjekje të dukshme për të destabilizuar situatën në Kosovë me “mbështetje nga jashtë”.

Ai shtoi se BE-ja vazhdimisht po i bën presion Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kështu sillen ndaj shteteve të pavarura, edhe pse thonë pafund se respektojnë lirinë e zgjedhjes. Të njëjtën situatë e shohim edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ata ushtrojnë presion flagrant mbi Republikën Srpska, duke u përpjekur t’i privojnë serbët nga të drejtat e tyre ”, ishin fjalët e Grushkos.

Lexo më shumë  SHBA pezullon pothuajse të gjitha ndihmat për botën e jashtme

Rruga Press

YouTube player