Bota

Rusia burgos kundërshtarin e Putinit për “shpërndarje të informacionit të rremë”

Kundërshtari i Putinit Alexei Gorinov u dënua me shtatë vjet burg me akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë e vendit të tij.

Gjatë seancës, për të përsëritur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të urdhëruar nga Vladimir Putin, ai mbante një fletë letre ku shkruhej “Unë jam kundër luftës”.

Gjykata e Moskës që dha dënimin e shpalli Gorinov fajtor për “shpërndarje të paligjshme të informacionit të rremë” mbi personelin ushtarak që merrte pjesë në operacionet në Ukrainë.

Lexo më shumë  Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Këshilltari komunal i kryeqytetit, Alexey Gorinov dyshohet se ka bërë disa deklarata të pavërteta për forcat e armatosura ruse gjatë një takimi legjislativ rus.

Në mars në Rusi hyri në fuqi një “ligji për mbylljen e gojës” i cili parashikon deri në 15 vjet burgim për shpërndarjen e informacionit për ushtrinë.

Qeveria po shtrëngon gjithnjë e më shumë censurën dhe shtypjen e disidencës.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *