Lajme

Rusi i akuzuar për spiunazh kërkoi masë më të butë. Çfarë vendosi Gjykata në Shqipëri?

Gjykata e Lartë la lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin rus i cili dyshohet për spiunazh, Mikhail Zorin.

Përmes avokatit të tij, Zorin i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie.

Por Gjykata e Lartë e ka refuzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Durrës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Me herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e shtetases ruse Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit të ndodhur ne uzinën e armeve në Gramsh, ku te rinjte sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *