Bota

Rusët të nervozuar me vendimin e Gjermanisë për të dërguar mjete luftarake në Ukrainë

Pasi Gjermania vendosi të dërgojë mjete luftarake Marder në Ukrainë, Ambasada ruse në Berlin ka reaguar duke thënë se e dënojnë këtë veprim, shkruan DailyMail.

Ndër të tjera, diplomatët rusë theksuan se Berlini e ndërmori këtë hap kryesisht me bindje dhe nën presion serioz të Uashingtonit.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë vendim dhe e konsiderojmë një hap tjetër drejt përshkallëzimit të konfliktit. Dërgimi i armëve vdekjeprurëse dhe pajisjeve të rënda ushtarake në Ukrainë është një vijë morale që autoritetet gjermane nuk duhet ta kalonin, veçanërisht nëse marrim parasysh përgjegjësinë historike të Gjermanisë për krimet e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë ata.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar dje një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin është rënë dakord për dërgimin e mëtejshëm të armëve dhe ndihmave të tjera në Ukrainë.

Të dy liderët përsëritën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe konfirmuan solidaritetin e tyre të palëkundur me ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *