Bota

Rusët po pastrojnë zonat e bombarduara në Mariupol; tentativë për të fshehur rrënimin?

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat pushtuese ruse po lëvizin me shpejtësi për të pastruar mbetjet nga zonat që bombarduan gjatë ofensivës disajavore kundër Mariupolit.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit, tha se rusët kishin filluar “çmontimin e mbeturinave” në spitalin nr. 3, i cili u bombardua rëndë në mars. Videoja e pasojave të bombardimeve tregoi pamje të grave shtatzëna duke u larguar nga spitali; të paktën një prej tyre vdiq më vonë.

“Tani Ministria ruse e Situatave të Emergjencave “po pastron” atje me shpejtësi,” tha Andriushechnko. “Çuditërisht, plani për të pastruar mbetjet përkon me vendet e shkatërrimit më të madh … Teatri i Dramës, Myru Avenue, dhe tani befas është spitali.”

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Këshilltari tha se rusët po përpiqeshin gjithashtu të pastronin dhe rihapin portin, por një anije e mbytur ende bllokon hyrjen në portin e ri.

Ashtu si zyrtarë të tjerë ukrainas, Andriushchenko nuk është në Mariupol, por thotë se merr informacione dhe video nga banorët.

Nuk ka ujë mjaftueshëm: Ai tha se shumë bodrume në qytet janë ende të përmbytur për shkak të dëmtimit të tubave të ujit dhe uji i pijshëm është kryesisht i paarritshëm. Në fundjavë, Andriushchenko postoi video të një vargu të gjatë njerëzish që prisnin ujë nga cisternat. “Ka radhë të mëdha në pikat e shisheve, por nuk ka ujë të mjaftueshëm për të gjithë”, tha ai.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Local residents gather near a truck of Russia’s Emergencies Ministry to collect potable water during Ukraine-Russia conflict in the southern port city of Mariupol, Ukraine May 11, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Ai tha se përpjekjet për të rilidhur furnizimin me energji elektrike kishin rezultuar në qark të shkurtër dhe zjarre.

Andriushchenko tha se kishte ende një shkallë të lartë vdekshmërie në Mariupol edhe pse, përtej uzinës së rrethuar Azovstal, zona e Mariupolit është e qetë.

Administrata e re e mbështetur nga Rusia në qytet ka folur pak për planet e saj për ringjalljen e qytetit, ku mijëra ndërtesa janë shkatërruar, dëmtuar dhe ku ende jetojnë 100,000 njerëz.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *