Bota

Rusët po grabisin tonelata me çelik nga Mariupoli

Nga Karen von Guttenberg, BILD

Putini mund të bëjë atë dëshiron dhe të shpëtojë pa lagur…

Mariupoli dikur ishte një lule në Detin Azov. Rreth 440 mijë njerëz jetonin në qytetin-port. Shumë histori, shumë art dhe biznes gjendeshin këtu. Sidomos fabrika e çelikut Azovstal, më e madhja në Europë. Derisa erdhën rusët dhe qyteti u bombardua pa mëshirë. Gjithçka është shkatërruar në 90 përqind të qytetit. Bastioni i fundit ishte fabrika e çelikut, të cilën ukrainasit e guximshëm e mbrojtën deri më 20 maj.

Lexo më shumë  Mbledhja urgjente e kabinetit nga Rishi Sunak, Britania shkon në zgjedhje të parakoshme më 4 korrik

Tani larot e diktatorit të Kremlinit po plaçkitin gjithçka ka mbetur akoma aty. Dhe kjo nuk është pak.

Para luftës kishte deri në 200 mijë ton metal dhe gizë në territorin e portit- me një vlerë prej 170 milionë dollarë. Rusët e kanë vjedhur të gjithën. Ata dërguan 3 mijë ton produkte metalike në qytetin rus të Rostovit me një anije, tha Ljudmila Denisova në një konferencë për shtyp. Ajo është Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë.

Lexo më shumë  Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland

“Pushtuesit kanë shkelur Konventën e Gjenevës të vitit 1949,” tha Denisova.

Denis Puschilin, kreu i vendosur nga Putini në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut u mburr të martën: “Disa nga anijet janë nën sovranitetin ligjor të Republikës Popullore të Donetskut”. Anijeve iu janë hequr emrat dhe janë vendosur nën logon e një flote tregtare të quajtur Republika.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *