Rusët nuk heqin dorë lehtë nga Kharkiv, nisin sërish sulmet në qytetin e dytë kryesor ukrainas, shënohen katër viktima
Forcat ruse kanë rinisur sërish sulmet në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Sipas BBC, të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur në qendër të qytetit.
Lajmi ka gjetur konfirmime edhe nga guvernatori rajonal, Oleh Synehubov.
Kujtojmë se qyteti ishte në shënjestër të sulmeve ruse në muajin e parë të luftës, e pas dështimit për ta marrë kontrollin e saj, forcat e Putinit u tërhoqën në Lindje.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Tashmë, e gjithë ofensiva e ushtrisë armike është përqendruar në Rajonin e Donbasit, që është kthyer në pretekst të luftës, megjithatë herë pas here, dilet nga kjo linjë dhe sulmohen qytete që kanë interes të madh strategjik për gjeneralët armiqtë.
Rruga Press