Lajme

Raketat “Javelin” në Shqipëri, Peleshi: Agresioni rus na detyroi të modernizojmë forcat e armatosura

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të pajisen me  sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”. 

Ishte vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku bëri të ditur se krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë u shpreh se pajisja e Shqipërisë me këto raketa ka qenë e planifikuar që më parë, megjithëse e pranoi se agresioni rus e ka detyruar vendin të shtojë përpjekjet për modernizimin e forcave të armatosura.

Pelshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte rreziku, agresioni. Nuk ka lidhje direkt me agresionin. Por agresioni rus në Ukrainë na ka vënë para një fakti që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e forcave të armatosura.

Në mos ky projekt, projekte të tjera kanë lidhje me agresionin. Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk është se kemi një kërcënim konkret para të cilave duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Ne jemi në NATO dhe artikulli 5 i NATO mbron çdo territor të shtetit anëtar.

Peleshi bëri me dije edhe 3 projekt vendimet e miratuara gjatë ditës së sotme në mbledhje.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Peleshi: Unë do flas shkurt për 3 projektvendimet e miratuara. Së pari ka qenë një vendim lidhur me një marrëveshje ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë që lidhet me ndryshimin e skemës së sigurisë sot. Forcon qëndrimin tonë me politikën e SHBA-së në raport me forcat e sigurisë të vendete vë tjera që janë listuar nga SHBA si problematike. Ne i bashkohemi kësaj politike për të mos dhënë ndihmë dhe mos japim shkëmbim me këto forca.

Projektvendimi i dytë ka lidhje me ndërtimin e një mënyrë ligjore për hartimin e databazës të humbjeve nga fatkeqësi të ndryshme. Baza e të dhënave është shumë e rëndësishme. Ne e kemi futur Shqipërinë në epokën e digjitalizimit. Është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me AKSH ku do të qëndrojë dhe baza e të dhënave.

Projektvendimi i tretë ka lidhje me miratimin e sigurimit të jetës për personelin e forcave të armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në operacione jashtë vendit. Shqipëria është një kontributor në misione ndërkombëtare.

Ne sot jemi prezent në Letoni, jemi me një prezencë të shtuar në Kosovë dhe i jemi bashkuar politikës së NATO për forcimin e krahut lindor të saj. Për shkak të agresionit rus është e rëndësishme që të forcohet krahu lindor. Ne do të jemi prezent edhe në Bullgari, këtë vendim e kemi marrë disa ditë më parë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *