Bota

Rusët mohojnë akuzat si përgjegjës për shpërthimin në centralin bërthamor: Provokim monstruoz nga Ukraina

Ministria ruse e mbrojtjes ka kërkuar të fajësojë diversantët ukrainas për një sulm në vendin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ukraina tha se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti, raportoi Reuters.

Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” citohet të ketë thënë zëdhënësi Igor Konashenkov.

Rruga Press

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *