Bota

Rusët kryejnë sulm masiv mbi Ukrainë, Polonia dhe NATO ngrejnë në qiell aeroplanët

Aeroplanët e NATO-s janë ngritur në ajër pas sulmit masiv ajrore të Rusisë mbi qytetet ukrainase.

Forcat e Armatosura të Polonisë kanë njoftuar në X se aleatët e polakëve dhe fluturaket e tyre po operojnë në hapësirën e tyre – duke rritur nivelin e zhurmës në veçanti në pjesën juglindore.

“Sonte, aktivitetet intensive të Forcave Ajrore të Rusisë po vëzhgohen, pas sulmit me rakete mbi objektet e ndryshme në territorin e Ukrainës”, u tha ndër tjera nga ushtria polake.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

“Të gjitha procedurat e nevojshme janë ndërmarrë për të siguruar hapësirën ajrore polake”, u theksua nga polakët.

Ky vendim vjen pasi aeroplanë gjermanë kanë interceptuar një aeroplan spiun rus mbi Detin Baltik gjatë të martës.

Lexo më shumë  BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
YouTube player