Bota

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusia edhe një herë ka bombarduar territorin e saj në afërsi të vijës kufitare me Ukrainën, derisa ishte duke kryer sulme mbi qytetin ukrainas të Kharkivit.

Ky është incidenti më i fundit i Moskës, pra ushtarët e Vladimir Putinit edhe një herë bombarduan ‘gabimisht’ territorin e tyre.

Sipas Newsweek, aeroplanët rusë po kryenin sulm me bomba në verilindje të qytetit ukrainas Kharkiv, kur gabimisht lëshuan municione dhe raketa mbi Belgorod.

Lexo më shumë  72 orë vetëpërballim në rast krize, BE u kërkon familjeve të krijojnë rezerva emergjence

Rajoni përgjatë kufirit me Ukrainën në verilindje, ka pësuar shumë nga gabimet e tilla të ushtrisë ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka thënë se bomba “ka rënë në një zonë të banuar dhe ka shpërthyer”.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit ka thënë se shpërthimi në qytetin rus la të lënduar pesë persona.

Lexo më shumë  Nis falimentimi i Alta Banka në Serbi, dyshime për përvetësimin e 383 milionë eurove

Deri më tani sipas rusëve nuk ka të vdekur, ndërsa mbi 30 shtëpi dhe 10 vetura janë dëmtuar nga shpërthimi i bombës.

YouTube player
YouTube player