Bota

Rumania nis hetimet mbi copat e droneve rusë brenda kufirit të saj

Autoritetet rumune kanë nisur një hetim pasi pranuan se mund të kenë gjetur mbetje nga një dron rus brenda kufijve të tyre.

Rumania ka pranuar se ka gjetur mbetje të mundshme të dronit në territorin e saj dy ditë pasi Ukraina tha se një dron rus kishte shpërthyer në tokën e një vendi anëtar të NATO-s.

Zyrtarët rumunë nuk kishin pranuar më parë se kishte pasur rënie dronësh brenda vendit dhe thanë se sulmet ruse në Ukrainën fqinje nuk shkaktonin ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tîlvăr ka shkuar në zonë dhe tha se ishte i nevojshëm një hetim pasi u zbuluan mbeturinat në një zonë të Danubit që krijon një kufi natyror midis Rumanisë dhe Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

“Qëllimi i hetimit dhe hulumtimit që po bëjmë është që të sqarojmë origjinën dhe llojin e dronit, momentin kur copërat e tij ranë aty”, shpjegoi Tîlvăr. “Për shkak se nuk mund të flasim për një pjesë të pajisjes në tërësi, ne po flasim për fragmente të një pajisjeje që duket se është dron.”

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, i cili po pret samitin e Nismës së Tre Deteve në Bukuresht, tha se ishte i qartë për rëndësinë e mbeturinave të dronit.

“Nëse konfirmohet se këta elementë i përkasin një droni rus, një situatë e tillë do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe një shkelje serioze e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rumanisë, një aleate e NATO-s.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Ndërkohë, trupat rumune mbeten në gatishmëri në zonë për çdo tejkalim të konfliktit në Ukrainë.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, ka pasur vetëm një incident si ky të regjistruar të luftës në një shtet anëtar të NATO-, rasti kur një raketë goditi një fermë në Poloni, duke vrarë dy persona.

Zyrtarët polakë thanë më vonë se ajo dukej se ishte e paqëllimshme dhe ndoshta ishte nisur nga mbrojtja ajrore në Ukrainën fqinje.

Rruga Press

YouTube player