BallinaLajme

Rrugët në Shqipëri, më shtrenjtë se në vendet e BE, shembulli tipik Milot-Fier

Shqiptarët po paguajnë për ndërtimin e rrugëve më shtrenjtë se të gjitha vendet, përfshi ato të Bashkimit Europian.

Le të marrim si shembull një ndër rrugët më të kritikuara, por që qeveria mbetet e vendosur për ta ndërtuar. Bëhet fjalë për Milot-Fier, gara e të cilës u anulua pak ditë më parë, pasi oferta e bërë nga kompania e vetme në garë u shpall e pavlefshme. Kjo pasi kompania, emrin e të cilës Ministria e Infrastrukturës nuk e bëri publike, nuk iu përgjigj kërkesës për kohën e ndërtimit. Ajo kërkoi ta ndërtonte rrugën për 8 vjet nga 5 vjet që ishte kërkesa zyrtare në tender.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Por qeveria mbetet e vendosur ta ndërtojë këtë rrugë me koncesion, pavarësisht periudhës së pandemisë, pasigurive që po shoqëron COVID 19, dhe nevojës për fonde për të përballuar çdo të papritur në të ardhmen.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi pak ditë më parë se tenderi për Milot-Fier do të hapet sërish, teksa koncesioni i kësaj rruge është parashikuar edhe në buxhetin 2021.

Por sa do t’u kushtojë shqiptarëve rruga aq shumë e kritikuar nga opozita dhe ekspertët?

Kjo rrugë do të jetë e gjatë 115 kilometra, nga të cilat 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese. Sipas dokumenteve zyrtare, vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH, shpronësime dhe tarifat e riskut të koncesionarit, ose gati 18 milionë euro për kilometër. Ndërkohë që sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro për kilometër.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Por kjo nuk është kosto e vetme do të paguajnë shqiptarët. Krahas ndërtimit, çdo kush që do të kalojë në rrugën Milot- Fier do të paguajë tarifë, pasi rruga do të jetë me pagesë. Sipas dokumenteve të tenderit, të ardhurat, që do të sigurojë koncesionari nga viti 2025 deri në vitin 2055, janë rreth 4.1 miliardë euro.

YouTube player