Lajme

“Rrugët e florinjta”- Vendi në krizë ekonomike, ARRSH nuk kursehet! Tender 21,4 mln euro për zgjerimin e 5 km të para të aksit Elbasan-Qafë Thanë

Autoriteti rrugor shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi vazhdon me projektet e ashtuquajtura “rrugë të florinjta”, në një kohe kur buxheti i shtetit është në vështirësi për shkak të krizës energjetike.

Tenderi më i fundit është ai për lotin e parë të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafe Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.

Me konkretisht projekti fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, pasi kalon fshatin Labinot-Fushë përfundon në afërsi të fshatit Mirakë. Sipas dokumenteve zyrtare ky lot ka një gjatësi prej rreth 5 km, dhe duke pasur parasysh vlerën e tenderit 21,4 milion euro, kosto për kilometër është rreth 4,3 milion euro.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Preventivi sipas raportit teknik ka dalë duke marrë parasysh çmimet nga manualet zyrtare në fuqi. Për ato raste kur çmimet nuk janë në manualet e ndërtimit, janë hartuar analiza përkatëse të çmimeve.

Për tu nënvizuar është se i gjithë aksi Elbasan-Qafë Thane ka një gjatësi prej rreth 54 kilometrash dhe nëse vazhdohet me këto kosto marramendase 4,3 milion euro për km, zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milion euro.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *