KryesoreLajme

Rrugë të përfunduara vetëm në letra? Zyrtarë të Komunës së Suharekës nën hetime për rrugët e Budakovës!

Komuna e Suharekës po përballet me kritika për mënyrën e realizimit të disa projekteve infrastrukturore të kontraktuara viteve të fundit.

Sipas të dhënave publike, në maj të vitit 2022 është lidhur një kontratë për “Ndërtimin e rrugëve lokale në Budakovë”, me operatorin ekonomik fitues, në vlerë prej 113,957.08 euro.

Projekti përfshinte disa segmente rrugësh si: “3 Korriku”, “Zejnullah Kokollari”, “Hoxhë-Bajraktar”, “Mehmet Kameri”, “Kroi i fshatit”, “Bujar Buzhala – segment”, “Mursel Buqa – asfalt” dhe “Agron Palushi”.

Lexo më shumë  “Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim


Megjithatë, sipas vëzhgimeve në terren dhe dëshmive të banorëve, disa nga këto rrugë nuk janë shtruar tërësisht ose fare, ndonëse në raportet vjetore të punës së kryetarit të Komunës për vitet 2022 dhe 2023 ato figurojnë si “të përfunduara”. Konkretisht, rrugët “Mehmet Kameri”, “Mehmet Xhafa” dhe “Agron Palushi” përmenden si të përfunduara në dokumentet zyrtare, por në terren, sipas banorëve, puna nuk është realizuar plotësisht.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Lidhur me këtë rast, është bërë e ditur se është deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, e cila aktualisht është duke e trajtuar çështjen. /suharekaonline/

YouTube player