“Rrugë e tretë” e L. Abdixhikut dhe opozita e munguar
Nga Sadri Ramabaja
Revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021 ka shkaktuar tronditje të thellë të forcave politike që kishin kapur peng Republikën për vite të tëra, që nga themelimi i saj.
Kjo tronditje është prezent tutje jo vetëm në milieun e opozitës, por ajo shpërfaqet me theks në mediat tona që janë në zotërim të oligokratëve, e që, de fakto, ishin produkt i politikës së inkriminuar.
Tashmë është evidente gara mes PDK-së dhe LDK-së për pozicionin nr 2, por edhe sulmi i paskrupullt i AAK-së ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë Kurti 2 përgjithësisht, që ka kaluar caqet e racionalitetit politik.
Krejt kjo bëhet për shkak të pamundësisë për krijimin e krizës politike që do ta prodhonte çastin kritik për një puç të ri, shembëllim atij që qe realizuar me ndihmën e administratës së Donald Trump-it me qeverinë Kurti 1.
As masat e ndërmarra nga BE duket se nuk do ta arrijnë atë pikë kritike, që pat prodhuar “demoracia e rrethuar” e fashizmit europian atëbotë me Shqipërinë politike pas revolucionit demokratik të qershorit të vitit 1924.
Lexuesit e mirëfilltë të historisë politike e kanë parasysh se rikthimi i Zogut në pushtet në dhjetor 1924 qe bërë me ndihmën e Beogradit. Ato metoda tashmë janë të ezauruara dhe nuk kanë efekt real.
Pse n Kosovë nuk ka opozitarizëm real?
Sepse oligarkët kanë qenë tepër të kujdeshëm që në krye të korporatave me emra partish, si puna e LDK-së e PDK-së, të instalojnë ndërkohë deuteragonistë.
Për ata që nuk e kanë idenë se prej nga vjen ky nocion, në ndihmë kemi tashmë IA.
Çfarë është një Deuteragonist?
Përkufizimi i një deuteragonisti (nga greqishtja deuteragōnistēs, për “aktor i dytë”) është personazhi i dytë më i rëndësishëm dhe i pranishëm në një histori – shpesh i quajtur personazh kryesor dytësor. Rëndësia e deuteragonistit vjen menjëherë pas asaj të protagonistit (i cili është personazhi kryesor në një histori dhe zakonisht është personazhi kryesor i këndvështrimit).
Në letërsi dhe përgjithësisht në art, “personazhet dytësorë luajnë një rol të rëndësishëm në një histori dhe shpesh janë po aq të paharrueshëm sa ata kryesorët”. Këto karaktere dytësore kanë një emër teknik në gjuhën angleze: “deuteragonists”.
Nga letërsia ky term gradualisht pretendon të kalojë edhe në jetën reale politike, sidomos në shoqëritë neoliberale, me theks tek ato autoritariste të lindjes, ku ligjin e bën Prijësi dhe oligarkët rreth tij. Për fat të keq skena jonë politike ka kopjuar shumë këtë përvojë të lindjes gjatë të të ashtuquajturit tranzicion demokratik.
Në mileun tonë politik ka kohë që kombinimi mes olhokratëve që prodhoi dekada e parë e pasluftës në Kosovë, si rezultat i katapultimit në majat e pushtetit të individëve me begraund inkriminues dhe injorant në rrafshin e dijes, në njërën anë dhe oligokratëve që ishin lidhë me politikën edhe në dekadën kur Serbia aplikoi apart’heidin, respektivisht mbetjeve të titizmit jo thjeshtë vetëm në trajtën e politikanëve që kishin gjetur strehë brenda LDK-së, por edhe segmenteve të strukturave të intelegjencies serbe që po shtrinin rrjetin e tyre gjithandej në institucionet e Republikës.
Ky kobinim e kjo amalgamë sui generis e krimit me politikën ka prodhuar një shtresë deuteragonistësh në politikë [me theks në PDK e LDK], në biznis [kompani me titullar fiktiv a jo real], media etj.
Me humbjen e pushtetit [14 shkurt 2021], kjo shtresë u alarmuan tej mase, prandaj
gjithë ky rrjet merimange që kishte mbytur për vite Republikën, do të hidhet në veprim.
Në ndihmë gjithë kësaj armate do t’i vijë edhe doktrina e gjeneralit rus Gerasimov mbi luftën hibride. Beogradi do të ofrojë asistencë permanente, ndërkaq megafon të kësaj lufte do të shtndërrohet një lagje e mirë e mediave tona elektronike e televizive, jo vetëm në Prishtinë, por fatkeqësisht edhe në Tiranë. Për këtë, jo rastësisht, vitin që lamë pas, pat reaguar edhe Parlamenti Europian, duke identifikuar edhe mediat konkrete që kishin ushtruar elemente të lufëts hibride, përmes ngritjes në normë pune gënjeshtrën, hipokrizinë politike dhe mashtrimin.
Kjo betejë do të ashpërsohet tutje, tashmë kur kjo qeveri ndodhet edhe nën presionin e segmenteve pro ruse që kanë shtrirë ndikimin e vet edhe në segmente të veçanta të BE-së që t’ia dorëzojë veriun bandave fashiste serbe.
Në këtë garë për protagonizëm politik mes tre liderëve të copëzave të opozitës parlamentare, protagonizmi politik i z.Abdixhiku duket se do ta fitojë mbështetjen e medias. Ky fakt, megjithatë, nuk do t’ia mundësoj ati, që ta kalojë rolin objektiv të deuteragonistit që ia kanë garantuar ata që e sollën në kre të LDK-së, jo vetëm në supbjektin e tij politik. I tillë, deuteragonist, ai shihet e gjykohet edhe nga opinioni ënë tashmë i maturuar politik.
Rruga Press