Bota

Gjykata e Hagës nis dokumentimin e krimēve ruse në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit dhe Agresionit me bazë në Hagë, ka nisur punën për dokumentimin e krimeve ruse në Ukrainë.

Ajo shkroi në Twitter të hënën se mbledhja e provave dhe dokumentimi do të bëhet në mënyre që autorët e krimeve të sillen para drejtësisë. Ky u cilësua hapi i parë drejt zbardhjes së krimeve.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

“Sot nisi punën Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit. Mbledhja e provave dhe dokumentimi i krimeve të Rusisë në mënyrë që autorët të sillen para drejtësisë. Hapi i parë drejt një gjykate për krimin e agresionit”, thuhet në njoftimin e saj.

Vendet perëndimore patën paralajmëruar inicim të hetimeve ndaj Rusisë, qëkur nisi lufta në Ukrainë (24 shkurt 2022).

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kishte lëshuar urdhër arrestim më 17 mars të këtij viti për presidentin rus Vladimir Putin.

GJNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Sipas Gjykatës, krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022.

Moska ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.

Rruga Press

YouTube player