Lajme

Rruga e Rinasit me një sens drejtimi, banorët në protestë: Do të bllokojmë aeroportin

Sikurse ishte lajmëruar në rrugën e Rinasit banorë të shumtë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të protestuar. Kjo protestë vjen pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë.

Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Një ditë më parë ata thanë për ABC se për disa metra furgonët e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë.

Lexo më shumë  Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
YouTube player

Për këtë arsye, sikurse njoftuan ata janë mbledhur sot për të protestuar. Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë. Efektivët nuk lejojnë protestuesit që të bllokojnë qarkullimin.

Sakaq, nëse nuk i jepet zgjidhje banorët paralajmërojnë se do të jenë aty çdo ditë, duke bllokuar rrugën e aeroportit. “Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, tha një prej tyre.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Në një moment ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *