Lajme

Rruga e Arbrit mbulohet nga bora

Si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, drejtuesit e automjeteve në Rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Policia e Dibrës bën me dije se shërbimet e saj ndodhen në të gjithë aksin e kësaj rruge.

Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet.

Lexo më shumë  Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

Njoftimi i policisë:

Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *