Lajme

Rruga e Arbrit e bllokuar! Fshatra të izoluar dhe pa energji dhe pa ujë. Situata nëpër rrugë

Rruga e Arbrit vijon të mbetet e bllokuar për shkak të ngricave. Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrizë dhe detyron drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli, deri në një njoftim të dytë. Mësohet se për shkak të motit të keq, ka disa fshatra që janë pa energji elektrike dhe të izoluara. Konkretisht, fshatrat e Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Po ashtu, problem është bërë uji i pijshëm në Peshkopi, pasi tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

SITUATA:

Aksi Peshkopi-Klos kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme.Aksi Ura e

Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë.

Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë kanë mungesë të ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero.

Nga informacionet që kemi nga spitali Rajonal Dibër, nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore apo civile.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi
YouTube player